Incidenti në qeli, Nuredin Dumani dyshohet se goditi me kovën e ujit gardianin, “Burgu 313” e mohon
Një incident dyshohet se ka ndodhur më 5 gusht mes të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani dhe një efektivi të

sipas burimeve jozyrtare, Nuredin Dumani dyshohet se është përfshirë në një incident me një gardian më 5 gusht. Ngjarja pretendohet të ketë ndodhur brenda ambienteve të Paraburgimit 313.
Të penduari të drejtësisë i akuzohet se ka hedhur një kovë uji drejt gardianit Rexhep Sina. Sipas të njëjtave burime, Dumani u nervozua dhe goditi efektivin me kovë.
Rexhep Sina, nga ana e tij, dyshohet se ka depozituar një kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës. Ai akuzon Dumani për veprën penale të "goditjes për shkak të detyrës".
Megjithatë, institucioni i Paraburgimit 313 ka mohuar çdo incident në ambientet e tij. Zëdhënësi i burgut deklaroi se nuk ka ndodhur asnjë ngjarje e tillë.
Shkruar nga
ABC24
redaktor ne ABC24.al — ndjek çdo ditë zhvillimet në rubrikën lajme.
Diskutimi
Komentet
Lë një koment
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.