ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
IdentiTek ka reaguar pas lajmeve se pasaportat shqiptare përmbajnë gabime në printim, duke sqaruar se ndryshimi i konstatuar në kodin

### IdentiTek shpjegon ndryshimin e kodeve në pasaporta: Nuk ka gabim në printim, por standard ndërkombëtar i ri
IdentiTek doli me një reagim pas lajmeve që thonin se pasaportat shqiptare kanë gabime në printim. Sipas tij, ndryshimi i vërejtur në kodin identifikues “PP” nuk është asnjë gabim, por një përditësim teknik që përputhet me standardet ndërkombëtare.
Sipas IdentiTek, ky ndryshim është bërë si pjesë e zbatimit të kërkesave të Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO). Kjo organizatë miratoi përditësime të standardeve për dokumentet e udhëtimit që lexohen nga makinat në mars të vitit 2024.
Në praktikë, për pasaportat e zakonshme kodi i vjetër “P” është ndryshuar me “PP”, ndërsa për pasaportat e shërbimit kodi “PS” është zëvendësuar me “PO”. Shkronja e parë tregon se është fjalë për një pasaporte, ndërsa e dyta përcakton se çfarë lloji dokumenti është.
Sipas të dhënave të IdentiTek, përditësimi i formatit të pasaportave shqiptare është zbatuar që nga dhjetori i vitit 2025, me muaj para afatit të vendosur nga ICAO, që është 1 janari 2026. Deri në ditët e fundit janë prodhuar mbi 300 mijë pasaporta me kodet e reja.
Në të njëjtin reagim theksohet gjithashtu se Shqipëria është pjesë e Drejtorisë Publike të Çelësave të ICAO-s (PKD) nga marsi i vitit 2025. Ky sistem lejon verifikimin elektronik të autenticitetit dhe integritetit të të dhënave të ruajtura në çipin e pasaportave biometrike, dhe ndihmon në parandalimin e falsifikimit të dokumenteve.
IdentiTek thekson që shënimi “PP” në pasaportat e reja është një ndryshim teknik të detyrueshëm, që është në përputhje me specifikimet ndërkombëtare, dhe nuk paraqet asnjë gabim në procesin e printimit.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.