ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Është identifikuar viktima e aksidentit të rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Durrës-Tiranë, ku u përfshinë pesë automjete.

Është identifikuar viktima e aksidentit të rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Durrës-Tiranë, ku u përfshinë pesë automjete.
Viktima është Hysen Balla, 45 vjeç.
Sipas të dhënave paraprake, aksidenti ndodhi rreth orës 05:20, kur automjeti që drejtohej nga Balla u përplas me një kamion. Për shkak të përplasjes së fortë, 45-vjeçari humbi jetën në vendngjarje.
Pas goditjes së parë, në aksident u përfshinë edhe tre automjete të tjera.
Në mjetet e përfshira udhëtonin drejtuesit G. L., 59 vjeç, J. I., 34 vjeç, si dhe pesë pasagjerë. Të gjithë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, A. V., e cila dyshohet se drejtonte një prej automjeteve të përfshira në aksident, është larguar nga vendngjarja pas përplasjes. Ajo është shoqëruar më pas për t’u marrë në pyetje dhe për të sqaruar rolin e saj në ngjarje.
Ende nuk janë përcaktuar shkaqet e plota të aksidentit dhe dinamika që çoi në përfshirjen e pesë automjeteve.
Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.