ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Një 70-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Përmet, pasi dyshohet se i ka vënë zjarrin një sipërfaqeje toke në fshatin

Një 70-vjeçar është vënë në pranga në Përmet, pasi dyshohet se shkaktoi zjarr në një sipërfaqe toke në fshatin Leus.
Sipas policisë, flakët janë ndezur me qëllim pastrimin e parcelës që ai kishte në përdorim.
Zjarri më pas u përhap me shpejtësi. Si pasojë u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme pyjore.
Ngjarja u zbulua falë ndërhyrjes së menjëhershme të uniformave blu. Policia bën me dije se arrestimi erdhi pas veprimeve hetimore dhe operacionale të zhvilluara në zbatim të detyrave të lëna nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.
Qëllimi ishte parandalimi i zjarrvënieve dhe nxjerrja para përgjegjësisë penale e autorëve.
Në këtë kuadër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet arrestuan shtetasin me iniciale V. Xh., 70 vjeç, banues në Leus. Ai u kap në flagrancë pranë vatrës së zjarrit.
Bëhet fjalë për sipërfaqen që ai shfrytëzonte në vendin e quajtur "Arra e Gjatë", ku dyshohet se vetë ndezi flakët për ta pastruar. Përhapja e zjarrit solli djegien e një zone të gjerë me pyje.
Materialet procedurale janë referuar tashmë në Prokurori për veprime të mëtejshme.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.