ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Policia e Shtetit ka referuar në Prokurorinë e Tiranës materialet procedurale pas kallëzimit të një 34-vjeçari, i cili ka deklaruar

Policia e Shtetit ka referuar në Prokurorinë e Tiranës materialet procedurale, pas kallëzimit të një 34-vjeçari. Shtetasi O. S., banues në Tiranë, ka njoftuar se në llogarinë e tij në një rrjet social kishte mbërritur një mesazh me përmbajtje kërcënuese.
Me sa bëhet me dije, mesazhi dyshohet se është dërguar nga një llogari e falsifikuar. Strukturat policore po punojnë për identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Materialet janë referuar për veprat penale “Falsifikimi kompjuterik”, “Përndjekja” dhe “Kanosja”, të parashikuara nga nenet 186/a, 121/a dhe 84 të Kodit Penal.
Hetimet po vazhdojnë nën drejtimin e Prokurorisë, me qëllim sqarimin e plotë të rasteve dhe identifikimin e personit përgjegjës.
“Policia e Shtetit deklaron se është e angazhuar për garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe reagimin ndaj çdo forme kërcënimi apo intimidimi”, thuhet në njoftim.
Policia theksoi gjithashtu angazhimin maksimal për të garantuar rendin dhe sigurinë, jetën dhe pronën e qytetarëve, me theks të veçantë për sigurinë e gazetarëve gjatë ushtrimit të detyrës. Institucioni u zotua të reagojë ndaj çdo forme të kërcënimit, intimidimit apo presionit që cenon sigurinë dhe lirinë e tyre profesionale.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.