ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Mes emrave të talenteve të rinjë nga të cilët pritet shumë te Shqipëria është edhe sulmuesi 18-vjeçar, Arman Durmisi. Ky i fundit është grumbulluar disa herë gjatë verës nga Spaleti te Juventusi dhe trajneri i bardhezinjëve kishte vendosur që ta merrte shqiptarin me vete për ndeshjen e Europa League

Mes emrave të talenteve të rinjë nga të cilët pritet shumë te Shqipëria është edhe sulmuesi 18-vjeçar, Arman Durmisi. Ky i fundit është grumbulluar disa herë gjatë verës nga Spaleti te Juventusi dhe trajneri i bardhezinjëve kishte vendosur që ta merrte shqiptarin me vete për ndeshjen e Europa League, kundër NEC.
Durmisi do të ishte sulmuesi i tretë i Juventusit në organikë dhe do ta niste nga stoli, duke shpresuar për të marrë minuta në pjesën e dytë. Më pas Juventusit i është komunikuar se shqiptari nuk mund të luajë kundër NEC pasi është ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen e fundit me moshat e Juventusit në Europë. Një rregull i padrejtë që i heq një shans të artë nga duart Durmisit, pasi një karton i marrë nga ndeshjet me të rinjtë nuk duhej të ndikonte në ekipin e parë. /ABC24.AL/
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.