ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Klodian Braho, gjatë takimit me gazetarët, ka folur

Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Klodian Braho, gjatë takimit me gazetarët, ka thënë se bashkëpunimi me Shërbimin Informativ Shtetëror (SHISH) ka vijuar, pavarësisht masës së marrë ndaj Vlora Hysenit, drejtueses së SHISH.
“Pavarësisht masës ndaj Vlora Hyseni, bashkëpunimi me SHISH-in ka vijuar. Besoj institucioneve dhe nuk mund t’i përgjithësoj nga veprimet e një individi”, u shpreh Braho.
Në pyetje tjetër, ai deklaroi se institucioni ka përfunduar analizën e draftit të Kodit të Procedurës Penale dhe ia ka përcjellë qëndrimin ministrit të Drejtësisë.
“Ne e kemi marrë draftin edhe zyrtarisht. Kemi ngritur një grup pune me prokurorë dhe këshilltarë, të cilët kanë bërë një analizë të hollësishme të tij. Secili prokuror ka bërë një koment dhe analizë në lidhje me draftin. Ne kemi bërë gati një dokument dhe javën e kaluar ia kemi paraqitur ministrit të Drejtësisë qëndrimin tonë”, deklaroi Braho.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.