ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Të premten, lëvizja Houthi e Jemenit mori nën kontroll një ishull kyç në Detin e Kuq, në mes të ngushticës Bab al-Mandeb, duke përmbyllur kështu përpjekjen për të kontrolluar një rrugë ujore jetike për eksportet e naftës saudite; këtë e bënë të ditur për agjencinë AFP një zyrtar i qeverisë vendore d

Houthit e Jemenit siguruan kontrollin mbi ishullin Perim, i njohur edhe si Mayyun, në mes të ngushticës Bab al-Mandeb. Kjo u konfirmua të premten nga një zyrtar i qeverisë lokale dhe dëshmitarë okularë, sipas agjencisë së lajmeve AFP.
Lëvizja mbështetja nga Irani, e cila sundon pjesë të mëdha të Jemenit verior prej vitesh, filloi një sulm të gjerë kundër forcave të mbështetura nga Arabia Saudite javën e kaluar. Në luftimet e ashpra që pasuan, sipas burimeve, kanë humbur jetën qindra persona.
Arabia Saudite u përgjigj me një valë sulmesh ajrore. Dy prej tyre goditën aeroportin e qytetit të Mokhas, raportuan mediat e Houthive të premten.
"Një varkë me luftëtarë të armatosur Houthi mbërritën në ishullin Mayyun pasi forcat qeveritare u tërhoqën prej andej dje", deklaroi për AFP zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti.
"Houthit kanë përfunduar marrjen nën kontroll të zonës së Bab al-Mandeb dhe të ishullit Mayyun, i cili ndodhet në mes të ngushticës", shtoi ai.
Një dëshmitar në zonë vërejti se persona të armatosur po pozicionoheshin përgjatë bregut të ngushticës. Ata lëviznin me automjete ushtarake.
Ngushtica Bab al-Mandeb lidh Azinë me Evropën përmes Detit të Kuq dhe Kanalit të Suezit. Rëndësia e saj si rrugë tranziti për naftën saudite – eksportuesit më të madh në botë – është rritur ndjeshëm që nga shpërthimi i konfliktit të gjerë në Lindjen e Mesme.
Ky konflikt më i gjerë filloi pas sulmeve amerikano-izraelite kundër Iranit. Si përgjigje, Republika Islamike bllokoi ngushticën e Hormuzit, një tjetër rrugë ujore jetike për furnizimet globale me energji.
Luftimet në Jemen tani shihen si pjesë qendrale e këtij tensioni më të madh rajonal.
Edhe çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare po reflektojnë situatën. Të premten, nafta bruto "Brent", që shërben si referenca kryesore, tregtohej mbi 100 dollarë për fuçi. Edhe lloji amerikan "West Texas Intermediate" kaloi këtë nivel. /ABC24.AL/
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.