ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Kjo e martë sjell mundësi të reja për disa shenja, veçanërisht në fushën profesionale, ekonomike dhe atë sentimentale. Astrologu Jorgo

Kjo e martë hap rrugë për shumë shenja, kryesisht në fushat profesionale, ekonomike dhe atë të ndhmave. Astrologu Jorgo Pulla thekson se dita favorizon veçanërisht çështjet e punës dhe financiare.
**Dashi**
Periudhë e favorshme për projekte të reja dhe avancim në karrierë. Edhe në dashuri priten mundësi të mira, veçanërisht në raportet me Shigjetarin.
**Demi**
Puna dhe stabiliteti janë në fokus. Një udhëtim mund të ndërronë planetë, por koha favorezon rifillime dhe çështje personale.
**Binjakët**
Mundësi për takime dhe biseda të rëndësishme që mund të çojnë ndryshim pune, ngritje në detyrë dhe përmirësim ekonomik.
**Gaforrja**
Vëmendje te pasuritë e paluajtshme, blerjet dhe dokumentacioni. Mund të merrni lajme të mira për çështje pune ose ligjore.
**Luani**
Koha e duhur për vendime të rëndësishme ekonomike dhe zgjidhjen e problematikave të mbetura pezull. Periudhë e favorshme për iniciativa të reja.
**Virgjëresha**
Mund të rikthehen në vëmendje kontrata dhe marrëveshje të papërfunduara. Në dashuri kërkohet kujdes nga fjalët dhe informacionet që vijnë prej personave të tretë.
**Peshorja**
Një nga shenjat më të favorizuara në dashuri dhe ekonomi. Një njohje mund të shndërrohet në lidhje serioze, ndërsa fejesat mund të marrin drejtimin e martesës.
**Akrepi**
Mund të vijë një ofertë për ngritje në detyrë. Astrologu këshillon që çdo vendim të merret me kujdes, duke vlerësuar mirë përgjegjësitë e reja.
**Shigjetari**
Mundësi të mira në biznes, financa dhe karrierë. Pasditja favorizon udhëtimet, blerjet dhe lajmet pozitive në aspektin profesional.
**Bricjapi**
Priten zhvillime të mira ekonomike, me mundësi për të marrë para të prapambetura dhe për të zgjidhur çështje ligjore. Koha është e përshtatshme për nisma të reja.
**Ujori**
Periudhë pozitive në marrëdhëniet personale, njohjet dhe fejesat. Megjithatë, këshillohet kujdes me blerjet dhe vendimet financiare.
**Peshqit**
Nis një periudhë e favorshme për ndryshime në karrierë dhe biznes. Pasditja sjell mundësi për të konkretizuar plane dhe për të marrë vendime të rëndësishme.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.