ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Rrëshqitja e inerteve në rrugë ka shkaktuar bllokimin e përkohshëm të qarkullimit në Qafën e Vishës, në Himarë, si pasojë e reshjeve me intensitet të lartë që

Rrëshqitje inertesh kanë bllokuar përkohësisht qarkullimin në Qafën e Vishës, në Himarë. Shkak u bënë reshjet me intensitet të lartë që përfshinë gjatë ditës së sotme qarkun e Vlorës.
Në vendngjarje ndërhynë menjëherë kontraktori që mban mirëmbajtjen e rrugës dhe shërbimet e MZSH-së, të cilat nisën largimin e materialeve të depozituara mbi aks.
Si rezultat i kësaj ndërhyrjeje, segmenti është bërë i kalueshëm në njërën korsi. Punimet për pastrimin e korsisë tjetër pritet të vijojnë gjatë orëve të para të mëngjesit të nesërm.
Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve që kalojnë në këtë pjesë të rrugës të tregojnë kujdes të shtuar. Kushtet e krijuara nga reshjet dhe prania e inerteve mbi asfalt kërkojnë vigjilencë, paralajmërojnë ata.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.