ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço, komentoi në emisionin “Top Story” se publikimi i materialeve intime të Adrian Hilës dhe personazheve

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço foli në emisionin “Top Story” për skandalin e pamjeve intime ku shfaqet Adrian Hila së bashku me persona të tjerë të njohur për publikun.
Sipas tij, si xhirimi i njerëzve pa dijeninë e tyre, ashtu edhe shpërndarja e këtyre materialeve përbëjnë vepra penale. Ai theksoi se incizimet nuk janë bërë hapur, por me pajisje të kamufluara.
Në lidhje me rolin e Hilës, Karamuço u shpreh prerazi:
“Hila nuk është viktimë. Duhet të biem dakord, kaq. Ai njeri do të gjykohet dhe dënohet për këtë. I ka futur ata njerëz në një shtëpi që ka pasur kamera, i ka gënjyer, i ka dërguar në një ambient me kamera. Është laptopi që është përdorur. Janë disa pista që po hetohen. Policia është për të parë se kush është shitësi, kush i ka çuar për t’i shitur, janë formate që duan të përfitojnë me klikime. Edhe sot kanë dalë video të tjera. Ato vijojnë të fitojnë para edhe pse sepse po klikohen. Këta ndryshojnë IP, emrin e videove dhe ato vijojnë të përhapen, nuk frenon dot më, as Europol-i, është e pamundur. Shitësi i parë, shitësi i dytë po kërkohen”.
Për këtë çështje reagoi edhe analisti Filip Çakulli. Ai ngriti dilemën juridike mbi natyrën e veprës penale.
“Vepër penale, në aspektin juridik, është regjistrimi apo shpërndarja e videove? Mund të jetë një manjak seksual që do t’i ketë ato video. Mendoj që publikimi përbën një akt penal flagrant”, u shpreh ai.
Karamuço ndau më pas detaje nga hetimi i deritanishëm. Ai sqaroi se të dy veprimet janë penalisht të ndëshkueshme.
“Të dyja përbëjnë vepër penale. Po nuk ia the tjetrit që merr në shtëpi që po filmohesh, je për burg. Është ndërhyrje në veprën penale, në filmimin pa dhënë autori pëlqim. Ai i mbante në shtëpi dhe studio, policia nuk po e gjente se në cilën shtëpi ishin këto. Një juglindje ishte një vilë tre katëshe, në katin e tretë u gjet një papafingo, që ishte edhe studio, edhe kjo dhomë, kjo ishte në kamera. Mendohej, që dyshohej se përveç vlerave të shtrenjta mund të mbante edhe vlera monetare. Por këto kamera nuk janë të ekspozuara, ishin kamera të fshehta. Kamera ishte e lidhur me një laptop. Mendoj që kamera nuk është gjetur, nëse ky nuk paraqitet nesër del në kërkim policor. Ka thënë që do vij me avokat. Nga videot del që është kamera e fshehtë. Duket që është kamerë”, tha ai.
Sipas ekspertit, materialet ruheshin mes banesës dhe studios. Për një kohë hetuesit nuk arrinin të përcaktonin saktë vendndodhjen. Më pas u identifikua një vilë trekatëshe në juglindje. Në katin e tretë të saj u zbulua një papafingo e përshtatur si studio. Pikërisht ajo hapësirë ishte nën vëzhgim me kamera.
Fillimisht u dyshua se aty fshiheshin sende me vlerë të lartë dhe shuma parash. Por ajo që u konstatua ishte tjetër. Pajisjet e filmimit nuk ishin të dukshme. Bëhej fjalë për kamera të fshehta, të lidhura me një laptop. Deri tani kamera nuk është gjetur.
Karamuço shtoi se nëse personi në fjalë nuk paraqitet nesër, do të shpallet në kërkim policor. Ai vetë ka deklaruar se do të shkojë i shoqëruar nga avokati. Pamjet, sipas ekspertit, tregojnë qartë se incizimi është bërë me kamerë të fshehtë.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.