ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Fillimi i hetimeve ndaj “The Albanian Files” është diskutuar në studion e “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit në Vizion Plus.

Fillimi i hetimeve ndaj “The Albanian Files” është diskutuar në studion e “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit në Vizion Plus.
Analisti Alban Dudushi tha se nuk duhet ngatërruar ky libër me një vizion arkitekturor me punët e pista.
Ai tha se dihet botërisht qasja e Ramës për të ndryshuar vizionin dhe pamjen e Shqipërisë.
Pjesë nga biseda:
Dudushi: Ka një ngatërrim të qëllimshëm mes një vizioni dhe transformimi arkitektonik të Shqipërisë, të cilin Rama nuk e ka fshehur asnjëherë, dhe problemeve që mund të kenë projekte të caktuara. Janë dy gjëra që nuk duhen ngatërruar.
Mund të jetë një këndvështrim që Rama i përdor arkitektët si mbulim. Është legjitime ta vësh në dyshim këtë marrëdhënie, por, nga ana tjetër, unë besoj se kjo histori nuk fillon nga shtysa për të fshehur paratë.
Rama arkitekturën dhe një lloj edukimi estetik për mënyrën se si ndërtohet në Shqipëri i ka parë si një levë të rëndësishme për transformimin e Shqipërisë dhe rritjen e reputacionit, pra një rrugë me dy kalime për atë që ndodh këtu brenda.
Arkitektët që janë te kjo “The Albanian Files” janë për 57 projekte që janë përfunduar, 53 të tjera në punë e sipër dhe janë 300 e ca projekte që janë skica.
Nëse SPAK ka nisur të hetojë gjithë librin, është brenda fushës së SPAK-ut. Por nuk mund të ngatërrohet një libër me përmbledhje për të treguar një vizion tjetër me punë të pista apo kriminale. Nuk ka pse të ngatërrohen.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.