ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit dhe nën drejtimin e Prokurorisë, kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Zhvendosja”, duke goditur një rrjet të shpërndarjes së lëndëve narkotike në afërsi të institucioneve arsimore. Në kuadër të këtij aksioni, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. C., 27 vjeç, banues në Durrës, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shoqëruesin e tij, shtetasin M. T., 21 vjeç.
Hetimet e kryera treguan se 27-vjeçari ishte akomoduar përkohësisht në qytetin e Librazhdit dhe ndërronte shpesh banesat me qëllim që t’i shmangej identifikimit nga policia gjatë veprimtarisë kriminale të shitjes së dozave të lëndëve narkotike te të rinjtë. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, uniformat e kaltra gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhjetëra doza të gatshme për shitje të dyshuara si kokainë dhe kanabis sativa. Ndërkohë, shtetasit 21-vjeçar i u gjet një mjet prerës thikë, ndërsa u verifikua se i arrestuari e drejtonte pa leje përkatëse automjetin e përdorur për transportin e drogës. Policia sekuestroi gjithashtu automjetin, tre aparate celulare dhe mjetin prerës, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.