ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Ish-presidenti Ilir Meta është shprehur tepër i shqetësuar në seancën e të enjtes në Gjykatën e Posaçme për shtyrjen e

Seanca e së enjtes në Gjykatën e Posaçme për ish-presidentin Ilir Meta u shty. Shkak u bë bojkoti i avokatëve. Njëkohësisht u pezulluan afatet e paraburgimit.
Meta u shfaq i shqetësuar për këtë vendim. Ai reagoi ashpër gjatë seancës. Sipas tij, shtyrja dëmton procesin dhe llogaritjen e ditëve të qëndrimit në paraburgim.
“Sikurse e dini nga përvoja në këtë çështje, ashtu sikurse edhe prokurorët e dinë, unë kam qenë i pranishëm që prej ditës së parë. Në mënyrë abuzive përdoret mungesa e avokatëve për pezullimin e afateve të paraburgimit, në mënyrë që të mos më njihet asnjë ditë burg. Nuk e kuptoj konfliktin mes avokatëve dhe Gjykatës. Unë nuk mund t’i kërkoj avokatit tim të humbasë licencën”, mësohet të ketë deklaruar Meta, sipas raportimit të “A2 CNN”.
Ish-kreu i shtetit kundërshtoi kërkesën e prokurorisë për pezullimin e afateve. Ai tha se është i gatshëm që gjykimi të vazhdojë normalisht.
“E kundërshtoj kërkesën e prokurorisë që të pezullohet ecja e afateve të paraburgimit. Unë jam këtu dhe jam që të vijojë gjykimi, ose ndryshe ky konflikt është i stisur. Unë kam kërkuar ndërhyrjen e Kuvendit, unë nuk jam shkak i këtij konflikti”, u shpreh ai.
Në pamundësi për të vijuar gjykimin, Gjykata e Posaçme vendosi shtyrjen. Trupi gjykues gjobiti avokatët. Po ashtu pezulloi afatet e masës së sigurisë për Metën.
Pasi trupa u largua nga salla, Meta komentoi sërish situatën. Ai e cilësoi konfliktin si të stisur. Sipas tij, pas tij qëndrojnë shokët e Ergys Agasit.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.