ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Në emisionin “3 D” me Alban Dudushin, analisti Adri Nurellari ka komentuar vendimin e Gjykatës së Hagës për ish-krerët e

Në emisionin “3 D” me Alban Dudushin, analisti Adri Nurellari ka komentuar vendimin e Gjykatës së Hagës për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe nismën e re të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për ndryshimin e ligjit mbi Gjykatën Speciale.
Sipas tij, kjo nismë vjen pas protestave të vazhdueshme në Kosovë kundër aktgjykimit të shpallur më 16 shtator nga Dhomat e Specializuara, ku Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi u shpallën fajtorë për krime lufte.
Duke u ndalur tek kjo nismë, Nurellari theksoi se ajo nuk ka të bëjë me amnisti apo shuarje të Gjykatës Speciale, por synon rikthimin e autoritetit të Kuvendit mbi institucionin që vetë e ka krijuar.
“Nuk bëhet fjalë për një ligj që kërkon të japë amnisti, shkrirje të Gjykatës së Posaçme ose ndërprerje të proceseve ekzistuese, absolutisht që jo. Nisma është një tentativë për t’i dhënë atributet që i takojnë Parlamentit. Në fund të fundit, Parlamenti duhet të ketë mandatin dhe autoritetin mbi atë që ka krijuar. Pra, të rikthejë sovranitetin dhe ta rikthejë atë tek mandati fillestar mbi të cilin është krijuar dhe që janë shkëmbyer dhe letrat.”
Ai shtoi se ky institucion nuk duhet ngatërruar me Tribunalin e ish-Jugosllavisë, i cili u krijua nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, por është një projekt i veçantë, që ka funksionuar për një kohë të gjatë pa mbikëqyrje të mjaftueshme.
“Askush nuk duhet të harrojë që ky institucion nuk është i njëjtë me Tribunalin e ish-Jugosllavisë që erdhi nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së. Ky është një projekt sui generis, një projekt pilot që për një kohë të gjatë i ka munguar mbikëqyrja dhe llogaridhënia e institucionit që e krijoi, por edhe mbikëqyrja nga institucioni që e financon, me taksapaguesit e Bashkimit Europian. Me këtë aspekt krijohet një lloj mbikëqyrjeje, në një juridiksion të qartë.”
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.