ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Një nismë e re për fëmijët shqiptarë në Greqi po tërheq vëmendjen e mediave vendase! Në zonën e Maratonës, pranë

Nismë e re për fëmijët shqiptarë në Greqi po tërheq vëmendje e mediave vendase!
Në zonën e Maratonës, pranë Athinës, mësimet falas të gjuhës shqipe fillasin për fëmijët e emigrantëve shqiptarë në kuadrin e kursit “Naim Frashëri”, raporton noa.al.
Programi zhvillohet në një shkollë fillore publike në Nea Makri, në bashkëpunim me Unionin e Mësuesve Shqiptarë në Greqi.
Mësimet janë planifikuar çdo të premte, nga ora 17:00 deri në 19:00, me synimin që fëmijët shqiptarë të ruajnë gjuhën amtare dhe lidhjet me kulturën e origjinës.
Programi zhvillohet në Shkollën e Parë Fillore të Nea Makrit, ndërsa mësimet janë planifikuar çdo të premte, nga ora 17:00 deri në 19:00. Sipas njoftimit të autoriteteve vendore, aktiviteti ka nisur më 23 tetor 2026.
Përgjegjëse për mësimdhënien është Irma Kyrou, anëtare e Unionit të Mësuesve Shqiptarë në Greqi.
Nisma synon të ndihmojë fëmijët e familjeve shqiptare që jetojnë në Greqi të ruajnë gjuhën amtare dhe të zhvillojnë njohuritë e gjuhës amtare, krahas arsimimit të tyre në sistemin shkollor grek.
Përmes këtë programi, organizatorët synojnë gjithashtu forcimin e lidhjeve kulturore të brezit të ri me vendin e origjinës, duke nxitur ruajtjen e identitetit gjuhësor dhe kulturor.
Lajmi është pasqyruar në mediat greke, ku ka nxitur edhe diskutime. Iniciativa është bërë pjesë e diskutimeve mbi mësimin e gjuhëve amtare të komuniteteve të emigrantëve.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.