ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Një operacion policor ka filluar që nga orët e para të së martës në Greqi për të shpërbërë një organizatë

Një operacion policor ka filluar që nga orët e para të së martës në Greqi për të shpërbërë një organizatë kriminale, anëtarët e së cilës dyshohet se janë të përfshirë në gjobvënie ndaj bizneseve, shpërthime granatash si dhe në një tentativë vrasjeje.
Sipas informacioneve nga burimet policore, FBI-ja greke po kryen një hetim për një organizatë kriminale, udhëheqësi i së cilës dyshohet se është shqiptari i burgosur në burgun e Trikallas, Klodian Lekocaj alias Klod Cara.
Top Channel raporton se bashkëpunëtorët e tij të ngushtë duket se janë një i burgosur rom në burgun e Malandrinos dhe dy të burgosur egjiptianë në burgjet e Avlonës dhe Malandrinos.
Pesë anëtarë të organizatës që banojnë në Athinë u arrestuan gjithashtu në këtë çështje. Të pandehurit dyshohet se janë përfshirë në zhvatje, vjedhje në dyqane, shpërthime dhe tentativë vrasjeje.
Në veçanti, ndër të tjera, grupi akuzohet për dy shpërthime që ndodhën në fillim të shtatorit në dy dyqane në qendër të Athinës. Anëtarët e organizatës iu afruan dyqaneve dhe hodhën dy granata, duke rezultuar në dëme materiale.
Përveç kësaj, në fillim të tetorit, anëtarët e organizatës dyshohet se kanë hedhur një granatë jashtë një dyqani, e cila nuk shpërtheu. Brenda dyqanit ndodheshin tetë klientë.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.