ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Ministria e Mjedisit i ka hequr lejen mjedisore kompanisë Kurum International për aktivitetin e saj në zonën e ish kombinatit

Ministria e Mjedisit ka hequr zyrtarisht lejen mjedisore për kompaninë turke “Kurum International”, me vendimin e miratuar nga ministri Sofjan Jaupaj më 3 nëntor të vitit 2026, me firmën e urdhrit nr. 540.
Leja e hequr është ajo e tipit A, e lëshuar për aktivitetet e kompanisë në shtator të vitit 2016, në zonën e ish kombinatit Metalurgjik në Elbasan. Vendimi prek të gjitha aktivitetet industriale që kryen Kurum në këtë vendndodhje: prodhimin e çelikut, shkrirjen e metaleve, fonderinë, përpunimin dhe saldimin e metaleve, si dhe prodhimin e gëlqeres.
Propozimi për pezullimin e lejes kishte ardhur nga Agjencia Kombëtare për Mjedisin (AKM) dhe u miratua zyrtarisht nga Ministria e Mjedisit.
Ky vendim vjen pas një periudhe prej dy vitesh që kompania është nën hetim nga Prokuroria e Durrësit. Hetimi është lidhur me ngarkesën e rrezikshme prej 2800 tonë mbetjeve, të cilat ishin nisur nga porti i Durrësit drejt Tajlandës, por u kthyen në Shqipëri për shkak të rrezikshmërisë që paraqisnin për mjedisin dhe shëndetin publik.
Në shkurt të vitit 2026, prokuroria e Durrësit lëshoi gjithsej 33 urdhërarreste lidhur me këtë ngarkesë të rrezikshme. Në listën e akuzuarve përfshijnë edhe disa funksionarë shtetërorë, të cilët mbajnë detyra në institucione publike.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.