ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Një 39-vjeçar është gjetur pa shenja jete brenda një automjeti në rrugën “Ali Bakiu”. Sipas informacionit paraprak, viktima është shtetasi

Një 39-vjeçar është gjetur pa shenja jete brenda një automjeti në rrugën “Ali Bakiu”.
Sipas informacionit paraprak, viktima është shtetasi D. D., banues në Paskuqan. Automjeti ku u gjet trupi i tij rezulton në pronësi të vëllait.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e 39-vjeçarit. Dyshimet e para janë se humbja e jetës ka ardhur për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po vijon punën për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.