ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Tre raste të vjedhjes së automjeteve janë pikasur nga policia e Fierit ndërsa ka dyshime se ato do të përdoreshin

Tre raste të vjedhjes së automjeteve janë pikasur nga policia e Fierit ndërsa ka dyshime se ato do të përdoreshin në ngjarje kriminale.
Dy prej automjeteve rezultojnë të vjedhura më 13 nëntor në Mallakastër dhe tjetri në Divjakë, ndërsa janë gjetur në Fushë-Murraz, Kurbin dhe Borizanë ku dyshohet se do të përdoreshin në ngjarje kriminale.
Në pranga ka rënë një person ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Gjatë veprimeve policore u gjetën dhe u sekuestruan gjithashtu sende të tjera me interes për hetimin, të cilat dyshohet se janë përdorur nga autorët për realizimin e vjedhjeve.
Sakaq, hetimet lidhur me ngjarjen ende vijojnë me qëllim dokumentimin e plotë të rastit, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në paligjshmëri.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.