ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Gazetari në Spanjë po raportonte për stuhinë, por vetë përfundoi nën valën e madhe. Një gazetar spanjoll u përball me një moment të frikshëm gjatë një raportimi drejtpërdrejt nga bregdeti i Ondarroas, në rajonin bask të Spanjës, kur një valë e madhe e goditi atë dhe kameramanen që po e filmonte. Gaz

Gazetari në Spanjë po raportonte për stuhinë, por vetë përfundoi nën valën e madhe.
Një gazetar spanjoll u përball me një moment të frikshëm gjatë një raportimi drejtpërdrejt nga bregdeti i Ondarroas, në rajonin bask të Spanjës, kur një valë e madhe e goditi atë dhe kameramanen që po e filmonte.
Gazetari Sergio Ovejero po raportonte për përkeqësimin e kushteve atmosferike dhe dallgët e fuqishme të detit, kur papritur një valë kapërceu murin mbrojtës të shëtitores dhe i përfshiu të dy, shkruajnë mediat.
Fuqia e ujit tronditi kamerën, ndërsa pamjet u mbuluan nga uji dhe transmetimi televiziv u ndërpre për disa çaste.
Nga studioja, prezantuesi reagoi me shqetësim, duke shpresuar që kolegët e tij të ishin mirë.
Më vonë u konfirmua se gazetari dhe kameramanja kishin shpëtuar pa lëndime serioze. Ngjarja ndodhi më 22 tetor, gjatë një raportimi për televizionin bask ETB2. /ABC24.AL/
See on Instagram
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.