ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Edon Zhegrova nuk e ka marrë ftesën e përfaqësueses së Kosovës. Gazetari Altin Sulçe ka zbuluar se sipas burimeve të tij, sulmuesi i Juventusit deri më tani nuk është në planet e Fodës për ndeshjet e Ligës së Kombeve. Gjatë moderimit të emisionit “Mega Sport” në “A2 CNN”, Sulçe ngriti pyetjen nëse s

Edon Zhegrova nuk e ka marrë ftesën e përfaqësueses së Kosovës. Gazetari Altin Sulçe ka zbuluar se sipas burimeve të tij, sulmuesi i Juventusit deri më tani nuk është në planet e Fodës për ndeshjet e Ligës së Kombeve. Gjatë moderimit të emisionit “Mega Sport” në “A2 CNN”, Sulçe ngriti pyetjen nëse situata do të ndryshoje pas dy golave të parë të shënuar nga Zhegrova me fanellën e Juventusit.
“Nga burime që kam, futbollistëve të tjerë i kanë vajtur ftesat te përfaqësuesja e Kosovës. Zhegrovës ende nuk i ka mbërritur. Nga burimet që kam, burime gazetareske. Problemi qendron, pas këtyre dy golave, do të kemi një përshpejtim të gjërave? Çfarë do të bëjë Foda tani? Çfarë do të bëjnë të gjithë ata që e kritikuan?”, ka thënë Altin Sulçe./ABC24.AL/
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.