ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Naureda Llagami dhe Jordan Daci janë dy kandidatët e parë që përmbushin të gjitha kriteret për të vijuar kandidimin për

Naureda Llagami dhe Jordan Daci janë dy kandidatët e parë që përmbushin të gjitha kriteret për të vijuar kandidimin për gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese.
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka ndaluar kandidimin e Lulzim Hamitaj, i cili ka të drejtën e ankimimit ndaj vendimit.
Ndërkohë, në proces vendimmarrjeje për lejimin ose ndalimin e kandidimit janë Genc Gjonçaj, Helena Papa, Alban Toro, Arta Vorpsi dhe Brunilda Bara.
Pasi KED të vendosë për lejimin ose ndalimin edhe të kandidaturave të tjera, të gjithë kandidatët do t’i nënshtrohen vlerësimit me pikë. Tre kandidatët me pikët më të larta do t’i dërgohen përkatësisht Presidentit të Republikës dhe Kuvendit.
Presidenti zgjedh një kandidat mes tre emrave, ndërsa në Kuvend të tre kandidatët i nënshtrohen procesit të votimit.
Dy vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese u krijuan pas dorëheqjes së Elsa Toskës dhe përfundimit të mandatit të Sonila Bejtes.
Procedura për zëvendësimin e dy gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese është përtej çdo afati ligjor.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.