ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Komiteti Ekzekutiv i FSHF ka miratuar zgjerimin e sistemit fotovoltaik në stadiumin “Air Albania”, duke vijuar investimet në energjinë e rinovueshme, me synimin për të rritur eficiencën energjetike, reduktuar kostot e energjisë elektrike dhe minimizuar ndikimin në mjedis. Ky projekt vjen pas rezulta

Komiteti Ekzekutiv i FSHF ka miratuar zgjerimin e sistemit fotovoltaik në stadiumin “Air Albania”, duke vijuar investimet në energjinë e rinovueshme, me synimin për të rritur eficiencën energjetike, reduktuar kostot e energjisë elektrike dhe minimizuar ndikimin në mjedis.
Ky projekt vjen pas rezultateve pozitive të sistemit ekzistues, të instaluar nga FSHF në tarracën e stadiumit, i cili ka kontribuar ndjeshëm në reduktimin e shpenzimeve të energjisë dhe në uljen e emetimeve të dioksidit të karbonit (CO?).
Vetëm gjatë periudhës mars–tetor 2026, sistemi fotovoltaik i stadiumit “Air Albania” ka mundësuar shmangien e emetimit të rreth 471.2 tonëve CO?, një ndikim mjedisor i përllogaritur si ekuivalent me mbjelljen e 25,728 pemëve.
Rezultate të rëndësishme janë arritur edhe në ambientet e Shtëpisë së Futbollit, ku përdorimi i energjisë së rinovueshme ka kontribuar në shmangien e emetimit të 653.4 tonëve CO?, ekuivalent me mbjelljen e 35,677 pemëve.
Në total, investimet e FSHF-së në këto dy impiante kanë mundësuar reduktimin e emetimeve me rreth 1,124.6 tonë CO?, një ndikim mjedisor i përllogaritur si ekuivalent me mbjelljen e 61,405 pemëve.
Zgjerimi i miratuar i sistemit fotovoltaik në stadiumin “Air Albania” synon të rrisë më tej prodhimin e energjisë së pastër, duke mundësuar mbulimin e një pjese edhe më të madhe të nevojave energjetike të stadiumit. Ky investim pritet të sjellë përfitime të mëtejshme ekonomike dhe mjedisore, duke reduktuar varësinë nga energjia elektrike e marrë nga rrjeti dhe duke kontribuar në uljen e gjurmës së karbonit.
Përmes këtyre investimeve, FSHF vijon angazhimin për modernizimin e infrastrukturës sportive dhe integrimin e parimeve të qëndrueshmërisë mjedisore në aktivitetin e saj.
FSHF synon që zhvillimi i futbollit shqiptar të shoqërohet me investime të përgjegjshme ndaj mjedisit, duke promovuar përdorimin e energjisë së pastër dhe një të ardhme më të gjelbër për sportin.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.