ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Këtë të shtunë është paparalajmëruar protestë kombëtare para Kryeministrisë. Në bulevardin Dëshmorët e Kombit janë mbledhur disa deputetë të Partisë

Këtë të shtunë është paparalajmëruar protestë kombëtare para Kryeministrisë. Në bulevardin Dëshmorët e Kombit janë mbledhur disa deputetë të Partisë Demokratike dhe simpatizantë.
Ata nisën marshimin nga selia e PD drejt godinës së Kryeministrisë. Ndërkohë në krye janë Flamur Noka dhe Agron Gjekmarkaj.
Direkt pas mbërritjes para Kryeministrisë, protestuesit kanë djegur jastëkët (shiltet) e vendosura nga Rama në tryezën e dialogut.
Ky procesion politik u krye nën ritmin e daulles, thirrjeve dhe valleve në shesh.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.