ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Ky që shihni në foto është Robert Cakaj, 43-vjeçari shqiptar i cili mbeti i vdekur në shpërthimin e rafinerisë së

Ky që shihni në foto është Robert Cakaj, 43-vjeçari shqiptar i cili mbeti i vdekur në shpërthimin e rafinerisë së naftës në Greqi.
Ai la pas dy fëmijë, njëri 3-vjeç dhe tjetri i sapolindur. Shpërthimi i madh ndodhi pak pas orës 11:00 të ditës së sotme në ambientet e “Motor Oil” në Agioi Theodoroi të Greqisë, duke shkaktuar një të vdekur, një të plagosur rëndë e disa të tjerë më lehtë.
Sipas deklaratës së “Motor Oil”, “sot, në orën 11:00, gjatë mirëmbajtjes së gjerë parandaluese në rafinerinë tonë, dy punëtorë u plagosën rëndë.
Punëtorët morën menjëherë ndihmën e parë të nevojshme dhe u transportuan në spital. Gjendja e tyre është e rëndë dhe po marrin kujdesin e duhur. Që nga fillimi, u aktivizuan të gjitha protokollet e kërkuara të sigurisë dhe reagimit ndaj emergjencave”.
Por pas disa orësh, mësohet se ka ndërruar jetë 43-vjeçari Robert Cakaj, ndërkohë që vazhdon të trajtohet i intubuar 50-vjeçari Dorian Hysa.
Fillimisht, dy të plagosurit rëndë u dërguan në Spitalin e Korinthit, ku mbërriti edhe një person i tretë i plagosur, me probleme shumë të lehta respiratore. Dy të plagosurit më rëndë u dërguan në Thriasio, ku njëri prej tyre vdiq. I dyti është në gjendje kritike pasi ka pësuar lëndime të rënda në kokë.
Sipas informacioneve, prokurori kërkoi arrestimin e kontraktorit.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.