ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Pas më tepër se katër orësh vatra masive e zjarrit në Margëlliç është shuar me ndërhyrjen e një avioni "Air

Vatrat masive të zjarrit në Margëlliç u shuan pas më shumë se katër orësh. Në operacion u angazhua një avion “Air Tractor”, ndërhyrja e të cilit rezultoi vendimtare.
Më parë flakët iu afruan rrezikshëm banesave dhe puseve të naftës. Zjarri përfshiu edhe varrezat e fshatit. Përparimi i tij u frenua nga zjarrfikësit e Patosit. Ata e mbajtën situatën nën kontroll deri sa mbërriti avioni zjarrfikës.
Bilanci paraprak flet për disa hektarë ullishte dhe pyll të djegur. Shkaku i rënies së zjarrit mbetet ende i paqartë.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.