ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Një 47-vjeçar i kërkuar ndërkombëtarisht nga autoritetet italiane është arrestuar në Kavajë, në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “Fast”.

Një 47-vjeçar i kërkuar ndërkombëtarisht nga autoritetet italiane është arrestuar në Kavajë, në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “Fast”.
Shtetasi Fatmir Mahmudaj u lokalizua dhe u kap nga specialistët e FAST Albania, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë. Ai u arrestua provizorisht me qëllim ekstradimin drejt Italisë.
47-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Bolonjës kishte lëshuar më 25 maj 2026 një urdhër arresti ndërkombëtar ndaj tij.
Autoritetet italiane e akuzojnë Mahmudajn për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Sipas hetimeve të autoriteteve italiane, ai dyshohet se është pjesëtar i një organizate kriminale që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike.
Njoftimi i policisë:
“Vijon operacioni ndërkombëtar i koduar “Fast”, finalizohet një tjetër fazë.
Kapet në Kavajë, 1 shtetas me rrezikshmëri të lartë, i akuzuar në Itali, si pjesëtar i një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike.
Në vijim të bashkëpunimit shumë të ngushtë me homologët italianë, bazuar në informacionet e shkëmbyera ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, specialistët e Sektorit për Kërkimin (FAST Albania) në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, finalizuan një tjetër fazë të operacionit të koduar “Fast”, gjatë së cilës u lokalizua në Kavajë, u kap dhe u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi me rrezikshmëri të lartë F. M., 47 vjeç.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Bolonjës, Itali, më datë 25.05.2026, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar për të, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Romë, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e shtetasit F. M., në Itali”.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.