ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Tre drejtues të institucioneve në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë kanë dhënë dorëheqjen, pas kërkesës së kryeministrit Edi

Tre drejtues të institucioneve në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë kanë dhënë dorëheqjen, pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama për largimin e drejtuesve të institucioneve shtetërore.
Emrat e dorëhequr janë Besmir Beja, drejtor i Përgjithshëm i Doganave, Ilir Binaj, drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve dhe Etugert Llazi, drejtor i Përgjithshëm i QKB-së.
Kërkesat për dorëheqje përfshinë edhe drejtuesit e 11 institucioneve në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Mes tyre janë administratori i Albpetrolit, drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), administratorët e Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST) dhe Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), drejtuesi i Hekurudhës Shqiptare, si dhe drejtori i Përgjithshëm i Albcontrol.
Besmir Beja i Doganave e mbylli qé sot detyrën e tij duke u përshëndetur me stafin pas 9 muajve në këtë pozicion.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.