ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Një krim i rëndë në familje është raportuar pak minuta më parë në Tiranë, në afërsi të zonës së SPAK-ut,

Një krim i rëndë në familje është raportuar pak minuta më parë në Tiranë, në afërsi të zonës së SPAK-ut, ku burri dyshohet se ka goditur me thikë bashkëshorten e tij.
Viktima është 58-vjeçarja Lumturi Patushi, e cila u dërgua drejt spitalit, por nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra.
Ndërkohë, autori 68-vjeçar, Hysni Patushi, mësohet se është arratisur nga vendngjarja dhe policia e kë vënë në kërkim.
“Rreth orës 10:20, në rrugën “Panorama”, dyshohet se, pas një konflikti në banesë, shtetasi H. P., 68 vjeç, ka goditur me mjet prerës bashkëshorten e tij, shtetasen L. P., 58 vjeçe, e cila ka humbur jetën. Autori i dyshuar, shtetasi H. P., 68 vjeç, është larguar nga vendngjarja. Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, tha Policia e Tiranës.
Ngjarja ndodhi në afërsi të SPAK-ut, zona pranë “Stacionit të Trenit”.
Sipas hetimit paraprak mësohet se krimi ndodhi në sy të nipit të mitur të çiftit të bashkëshortëve dhe dhëndrit të tyre.
Gruaja është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Pas ngjarjes, autori i dyshuar është larguar dhe aktualisht është në kërkim nga Policia, e cila ka nisur veprimet për lokalizimin dhe arrestimin e tij.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, ndërsa grupi hetimor po punon për të dokumentuar rrethanat dhe motivet e ngjarjes së rëndë.
Pritet që në vijim të ketë edhe një njoftim zyrtar për detaje të mëtejshme.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.