ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Një ngjarje dramatike ka ndodhur gjatë ditës së sotme (28 gusht) në Shkodër. Sipas të dhënave paraprake nga policia lokale,

Një burrë u plagos rëndë pasi u godit nga një pemë në momentin që po pronte dru për zjarrin në pyllin e Shoshit, pranë Shkodrës. Ngjarja e rëndë ndodhi më 28 gusht.
Policia e Shkodrës bëri me dije se viktima identifikohet me iniciale T. Z. Ai po kryente aktivitetin e prerjes së drunjëve kur u godit aksidentalisht nga pema që po priste.
Si pasojë e goditjes së fortë, burri pësoi plagë të rënda në trup. Ndërhyrja e menjëhershme e ekipeve mjekësore ishte e nevojshme për trajtimin e tij.
Në vendin e ngjarjes shkuan menjëherë forcat e rendit si dhe grupi hetimor. Hetuesit kanë nisur veprimet e tyre zyrtare për të hedhur dritë mbi dinamikën e plotë të aksidentit. ende nuk dihen shkaqet e saktë se si pema ra mbi punëtorin.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.