ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Lëndimi i rëndë i një punëtori 49-vjeçar i cili ra nga skela në gjatë punimeve ndërtimore në zonën e Kato

Aksident tragjik në Greqi, humb jetën 49-vjeçari shqiptar pas rënies nga skela
Një ngjarje e rëndë në vendin e punës i ka kushtuar jetën një 49-vjeçari me origjinë shqiptare në Greqi. Viktima u rrëzua nga skela gjatë punimeve në një kantier ndërtimi.
Aksidenti ndodhi në zonën e Kato Kamilës, në Serres. Sipas të dhënave paraprake, rënia ndodhi rreth orës 11:30 të paradites, në rrethana që mbeten ende të paqarta.
I lënduar rëndë, 49-vjeçari u transportua me urgjencë në Spitalin e Përgjithshëm të Serresit. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk mundi të mbijetojë dhe ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra.
Autoritetet kompetente kanë marrë në dorë çështjen. Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe dinamikën e saktë të këtij aksidenti fatal në punë.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.