ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Një 38-vjeçar është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në Durrës. Trupi i tij u gjet në afërsi të Gjykatës

Një 38-vjeçar është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në Durrës.
Trupi i tij u gjet në afërsi të Gjykatës Civile në Shkozet, ish-godina e Apelit.
Sipas policisë, viktima është identifikuar si shtetasi E. G. 38 vjeç, banues në Plazh, i cili paraprakisht thuhet se vuante nga një sëmundje kronike.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor për veprimet procedurale ndërsa ekspertiza mjeko-ligjore do të përcaktojë shkakun e vdekjes.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.