ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me shqiptarët në Miçigan sot (21 shtator). Rama e nisi fjalimin e tij duke

**Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me shqiptarët në Miçigan sot (21 shtator).**
Rama filloi fjalën e tij duke iu referuar protestave që po zhvilloheshin në Tiranë. Ai u ndal në “praninë” e flamingos në kryeqytet dhe e lidhi këtë me reagimet e fundit publike.
“Protestat janë pjesë e një shoqërie që kërkon më shumë,” tha ai, duke theksuar rëndësinë e debatit dhe të mënyrës se si palët përcillen kur kanë qëndrime të ndryshme.
“Para pak ditësh po lexoja se jo shumë larg nga këtu ku jemi sot, dy apo tre vjet më parë, disa gjuetarë patash vunë re për herë të parë një flamingo. Komisioni shtetëror i regjistrimit të shpendëve në Amerikë e certifikoi zyrtarisht praninë e këtij shpendi dhe e cilësoi një prani jashtëzakonisht të rrallë. Por siç e dimë, këtë verë flamingo doli nga laguna dhe erdhi në Tiranë. Pushtoi bulevardin, ekranet, pasqyrat dixhitale. Askush nuk do i kishte shkuar në mendje se si një shpend aq i hijshëm, por dhe aq i brishtë e butë, do e kthente Shqipërinë në një arenë botërore për turizmin e Trump-izmin. Por për këtë të fundit, pati diçka shumë domethënëse në manifestim. Deri dje natyra dhe gjallesat e saj masakroheshin në Shqipëri, mbase si askund në botë dhe askush nuk pipëtinte.
Deri dje Shqipëria lëndohej në shumë mënyra dhe bota as nuk e shihte, ndërsa shqiptarët as nuk mund ta shihnin, sepse jeta në Shqipëri zhvillohej me idenë që ka edhe më keq. Sot kur shumë gjëra kanë ndryshuar, shqiptarët kanë jetuar me idenë që ka edhe më mirë. Një shoqëri që kërkon më shumë, është një shoqëri që është ngritur, ka parë horizontin dhe nuk pranon ta ulë shikimin. Por sepse kërkuam të mësojmë më shumë, ne duhet të mësojmë të kërkojmë më shumë edhe nga vetja si pjesë e shoqërisë së re shqiptare, sidomos në pjesën se si ne e shohim njëri-tjetrin kur mendimet nuk na puqen. Përpara se të vija këtu, dëgjova që disa shqiptarë kishin bërë thirrje të protestonin. Do të kisha dëshiruar që të ishin këtu edhe ata që përballë meje, kritikat t’i thonin me zë dhe përgjigjet t’i dëgjonin me zë. Cilësia e jetës demokratike nuk përcaktohet sesa shpesh biem dakord, por nga mënyra se si nuk biem dakord,” shtoi ai.
Shqiptarët iu drejtuan Kryeministrit me pyetje dhe komentet. Rama u përgjigj vetëm në shqip (Shqip).
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.