ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Pavarësisht se sezoni i futbollit ka pak më shumë se një muaj që ka filluar, lajmi “bombë” për merkaton e

Rreth një muaj e pak pas nisjes së sezonit të ri, merkatoja e ardhshme duket se ka dhënë që tani lajmin e saj të madh.
Bëhet fjalë për një emër të rëndë.
Kylian Mbappé ndodhet sërish në syrin e ciklonit. Sulmuesi vjen pas një dëmtimi të pësuar me Francën, i cili e mbajti jashtë dueleve të Ligës së Kombeve. Një fotografi e tij mbi biçikletë ka hapur një tjetër debat gjatë javëve të fundit. Tashmë, vazhdimësia e tij te Real Madrid vihet në pikëpyetje. Lajmin e përcolli gazetari Daniel Riolo për RMC Sport.
Një gazetar spanjoll u ndal gjatë te kjo çështje. Ai hodhi edhe më shumë hije dyshimi mbi vazhdimësinë në Madrid të futbollistit të lindur në vitin 1998:
“Kam përshtypjen se ai nuk është mirë mendërisht. Obsesioni i tij me Topin e Artë e çoi atë të ofendonte një nga miqtë e tij (Ousmane Dembélé). Është për të ardhur keq, por ai e bëri. Ai thjesht po u jep më shumë ‘municion’ kritikëve të tij”.
Nuk është rasti i parë që francezi përfundon nën akuzë për çështje jashtë fushës së lojës. Këtë herë, megjithatë, situata duket se ka shkuar drejt një rruge pa kthim.
“Ajo që më çudit është se askush nuk ia tha. Kjo është arsyeja pse mendoj se ai nuk është mirë”. Ai e mbylli komentin me një fjali që pritet t'u hapë oreksin shumë klubeve: “Ne nuk e përjashtojmë largimin e tij në fund të sezonit”.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.