ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Pas rastit të dyshuar për helmim të një grupi fëmijësh të kopshtit nr.2 në qytetin e Korçës komuniteti i prindërve

Shqetësim për rastin e dyshuar të helmimit në kopshtin nr. 2 të Korçës, analizat nuk konfirmojnë ndotje bakteriale
Korça - Rasti i dyshuar i helmimit të disa fëmijëve në kopshtin nr.2 ka ngjallur shqetësim te komuniteti i prindërve në qytet.
Prindër e gjyshër, teksa kanë dërguar të vegjlit në kopësht, shprehen të alarmuar. Ata kërkojnë një sqarim të qartë nga institucionet. Kërkohet gjithashtu më shumë përgjegjshmëri dhe shtim i kontrolleve.
Sipas tyre, asnjë njoftim nuk ka ardhur nga drejtoria e kopshtit. Prej disa ditësh, thonë prindërit, nuk kanë marrë asnjë kontakt për të mësuar se çfarë ka ndodhur.
Të hënën në mëngjes, një grup prindërish u paraqit pranë kopshtit për të kërkuar informacion. Aty drejtuesit u janë përgjigjur se bëhet fjalë për një virozë stinore.
Ndërkohë, Drejtoria e Institutit të Shëndetit Publik ka kryer verifikime në terren. Burime nga institucioni bëjnë me dije se kushtet higjieno-sanitare në kopsht rezultuan brenda normave.
Në kuadër të hetimit janë marrë kampione të ushqimit dhe të ujit. Ekzaminimet bakteriologjike nuk kanë evidentuar prani të ndotjes bakteriale.
Mostra ushqimore janë marrë edhe nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. Ato janë dërguar në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë. Përgjigjet e këtyre analizave pritet të hedhin dritë mbi shkakun e dyshuar të helmimit.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.