ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Janë zyrtarizuar tashmë tre kandidaturat për presidencën e FIFA-s. Numri 1 në fuqi i organizmit që drejton futbollin botëror, Gianni

Janë zyrtarizuar tashmë tre kandidaturat për presidencën e FIFA-s.
Numri 1 në fuqi i organizmit që drejton futbollin botëror, Gianni Infantino, do të sfidohet nga presidenti i Federatës franceze Philippe Diallo dhe nga presidenti i Federatës japoneze, Kozo Tashima.
Komisioni elektoral duhet të prononcohet tani mbi pranimin e kandidaturave. Verdikti pritet të jepet brenda datës 18 shkurt 2027. Zgjedhjet do të mbahen më 18 mars 2027, në Rabat të Marokut.
Kandidati fitues duhet të marrë maxhorancën e votave të 211 federatave kombëtare që janë pjesëtare të FIFA-s.
Infantino kërkon të ruajë pozitat, edhe pse kohët e fundit ka pasur shumë kundërshtime për të në lidhje me çështje të ndryshme. Madje, shumë federata kanë tërhequr mbështetjen ndaj tij.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.