ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Stavro Pilo shënoi mbrëmjen e djeshme golin e tij të parë në Ligën e Kampionëve. Mbrojtësi shqiptar tundi rrjetën e Mançester Sitit, por fatkeqësisht goli i tij i shërbeu statistikave. AEK-u u mposht në fund me shifrat e thella 5-1. Pas përfundimit të ndeshjes Pilo ka folur për mediat, ku ka dhënë p

Stavro Pilo shënoi mbrëmjen e djeshme golin e tij të parë në Ligën e Kampionëve. Mbrojtësi shqiptar tundi rrjetën e Mançester Sitit, por fatkeqësisht goli i tij i shërbeu statistikave. AEK-u u mposht në fund me shifrat e thella 5-1. Pas përfundimit të ndeshjes Pilo ka folur për mediat, ku ka dhënë përshtypjet e tij të para për lojën dhe ndjesitë e tij për golin e shënuar.
“Ishim konkurrues, ndërtuam lojën dhe patëm momente të mira gjatë ndeshjes. Kundër kundërshtarëve të tillë duhet të jesh i përqendruar 110%. E dinim që ndeshja do të ishte e vështirë. Erdhëm me planin tonë dhe ushtruam presion të lartë. Fatkeqësisht, rezultati është i thellë, por ne vazhdojmë me përpjekjet dhe ecim përpara.
Pas golit të tretë që pësuam, loja jonë ra. Çdo aksion i kundërshtarit është i rrezikshëm. Duhet të kishim qenë më të qëndrueshëm për të shmangur atë gol.
Goli i shënuar? Për mua ka rëndësi, por skuadra humbi, ndaj nuk mund të jem i lumtur. Po ecim përpara dhe po përqendrohemi te ndeshja e radhës në kampionat, që është edhe objektivi ynë kryesor”, ka thënë Stavro Pilo./ABC24.AL/
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.