ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Dy anije tregtare janë goditur nga dronë në Detin e Zi, pranë brigjeve të Bullgarisë, duke shkaktuar fundosjen e njërës prej tyre dhe evakuimin e ekuipazhit të anijes së dytë. Autoritetet bullgare kanë nisur kërkimet për anëtarët e ekuipazhit të anijes së fundosur, ndërsa ende nuk është përcaktuar s

Sulm me dronë në Detin e Zi, një anije fundoset pranë Bullgarisë – ekuipazhi i zhdukur
Dy anije tregtare janë sulmuar me dronë në Detin e Zi, shumë pranë bregdetit bullgar. Njëra prej tyre është fundosur, ndërsa ekuipazhi i anijes tjetër është evakuuar me urgjencë.
Autoritetet bullgare kanë nisur kërkimet për marinarët e anijes së mbytur. Origjina e dronëve mbetet e paqartë. Ende nuk dihet kush qëndron pas sulmeve.
Për incidentet është thirrur një mbledhje urgjente e qeverisë. Në hapje të saj pritet të flasë kryeministri bullgar Rumen Radev. Deklarata e tij është paralajmëruar për rreth orës 11:15 me kohën lokale.
Transmetuesi publik BNR citoi kreun e operacioneve të shpëtimit në Varna, Rumen Nikolov. Sipas tij, ekuipazhi i anijes së fundosur rezulton i zhdukur. Ndërsa anëtarët e ekuipazhit të anijes së dytë janë shpëtuar.
Emrat e anijeve i bëri publik portali bullgar i lajmeve detare Maritime.bg. Bëhet fjalë për Alfa Watan, e cila lundronte me flamurin e Togos dhe u fundos, dhe për Able, me flamur të Palaut.
Në bordin e Able ndodheshin 18 persona. Pas goditjes në anije shpërtheu zjarr. Ekuipazhi u detyrua ta braktisë dhe u mor në bordin e anijes bullgare të pasagjerëve Dioscuria. Disa prej tyre kanë pësuar lëndime.
Nuk dihet ende nëse dy goditjet kanë të njëjtin autor. Po ashtu nuk është përcaktuar se çfarë lloj dronësh janë përdorur, transmeton ABC24.AL.
Ngjarja po ndiqet me vëmendje të shtuar. Sipas raportimeve fillestare, ky është ndër incidentet e para të këtij lloji që prek transportin detar brenda zonës ekonomike ekskluzive të Bullgarisë, vend anëtar i NATO-s.
Strukturat përgjegjëse bullgare janë mbledhur për të vlerësuar situatën dhe për të koordinuar operacionet e kërkim-shpëtimit. Ndërkohë vijojnë hetimet për origjinën e dronëve dhe rrethanat e sulmeve. /ABC24.AL/
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.