ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Dinamo është eliminuar nga Pafos në Qipro, pas një sfide dramatike që u vendos në kohën shtesë. Blutë e Ilir

Dinamo ka mbyllur rrugëtimin në Europë pas një eliminimi të dhimbshëm ndaj Pafos. Skuadra e trajnerit Ilir Daja luftoi deri në fund, por u dorëzua në kohën shtesë pas dy golave të pësuar.
Blutë kaluan të parët në avantazh vetëm tetë minuta nga fillimi. Pas një aksioni të shpejtë dhe një topi të fituar mirë nga Malomo, Silva Richard dha asistimin për David Fadairon, i cili shënoi i vetëm përballë portierit.
Reagimi i vendasve ishte i menjëhershëm. Në minutën e 12-të, Ken Sema gjeti rrjetën me një goditje nga distanca, duke barazuar shifrat. Topi u devijua dhe kaloi Aldo Teqjën. Dinamo pretendoi për faull ndaj Malomos në fillim të aksionit, por arbitri nuk ndërhyri.
Sfida shkoi në pushim me barazimin 1-1.
Në pjesën e dytë, Pafos kaloi në avantazh në minutën e 78-të. Nikolas Ianno u ngrit lart dhe me kokë dërgoi topin në rrjetë pas një krosimi në zonë.
Megjithatë, Dinamo barazoi përsëri në minutën e 88-të. Silva Richards shënoi me kokë pas një goditjeje këndi, duke vendosur shifrat 2-2 dhe çuar ndeshjen në shtesa.
Ky rezultat i barabartë me ndeshjen e parë bëri që kualifikimi të vendosej në 30 minutat shtesë. Aty, Pafos arriti të shënojë dy herë të tjera, duke thelluar avantazhin dhe mbyllur ndeshjen me fitore. Dinamo nuk arriti të reagojë, duke i dhënë fund aventurës europiane.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.