ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla ka sqaruar në studion e “Opinion” krijimin e 61 bashkive në vitin

Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla ka sqaruar në studion e “Opinion” krijimin e 61 bashkive në vitin 2014, kohë kur Partia Socialiste ishte në koalicion me LSI-në e drejtuar nga Ilir Meta.
Balla thotë se PS në atë kohë propozoi krijimin e 49 bashkive, por ‘bashkëortaku’ në pushtet, kërkonte krijimin e të tjera bashkive për shkak të numrit të votave që do t’i duheshin në zgjedhje.
“Është e vërtetë që në 2014, ka pasur disa bashki, të cilat në variantin tonë të parë, nuk ishin. Varianti ynë i parë në 2014 ka qenë me 49 bashki, por je në një koalicion dhe 84 vota nuk i ke, dhe zotëria i asaj kohe tha… Po ju marr një shembull që dihet: “Në bashkinë Vlorë, se nuk kam asnjë votë. Pra, hajde shpikim dhe bashkinë Selenicë që unë të kandidoj unë me 1 kandidat”.
Ky është një diskutim që është bërë, nuk është sekret, e kanë thënë dhe deputetët e opozitës. PD në atë kohë nuk u bë pjesë e procesit. Edhe në 2022 kemi pasur tentativë me Bashën. Gjithmonë PD ka gjetur mënyrë për të ikur”, tha Balla.
Ndërkohë në Kuvend po vijojnë diskutimet për kalimin ose jo të reformës territoriale të propozuar nga PS. Nga 61 bashki aktualisht, mazhoranca ka propozuar reduktimin e numrit në 46 ndërsa opozita e kundërshton masivisht me argumentin se ky plan do t’i shërbente vetëm interesave elektorale dhe do të ishte në kurriz të qytetarëve.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.