ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Kryeministri Edi Rama ka folur për zhvillimin e turizmit luksoz dhe investimet e huaja në Shqipëri gjatë pjesëmarrjes në Samitin

Kryeministri Edi Rama ka folur për zhvillimin e turizmit luksoz dhe investimet e huaja në Shqipëri gjatë pjesëmarrjes në Samitin e Euronews 2026.
Rama tha se Shqipëria synon të krijojë kushtet për zhvillimin e turizmit të nivelit të lartë, duke theksuar se projektet mund të realizohen përmes kapitalit të huaj, sipërmarrjeve të përbashkëta, partneriteteve publiko-private apo edhe kompanive shqiptare.
Kryeministri theksoi se edhe kompanitë shqiptare, sipas tij, kanë tashmë kapacitetet për të marrë pjesë në projekte të mëdha në sektorin e turizmit, duke përmendur mundësinë e ndërtimit të hoteleve dhe resorteve luksoze.
Rama foli gjithashtu për projektet e mëdha të turizmit në zonën e Sazanit dhe Zvërnecit, duke thënë se Shqipëria po përpiqet të sjellë një prej investimeve më të mëdha në Evropë në sektorin e turizmit prej shumë vitesh. Sipas Ramës, interesimi i investitorëve lidhet me hapjen e Shqipërisë dhe me mundësitë që ofron vendi për projekte të mëdha turistike.
“Duhet të krijojmë kushte për truizmin luksoz. Mund të jetë 100% kapital i huaj , mund të jetë sipërmarrje e përbashkët, mund të jetë partneritet privat-publik, mund të jenë kompani shqiptare që bëhen pjesë, Kemi dhe kompani shqiptare që janë në kushte për të bërë këtë hap, për të cilin për të flasim, ndoshta jo për një resort 4, 5, apo 6 miliardë. Miliardë është si ai për të cilin edhe ju jeni kujdesur të flisni, por me hotele luksoze të nivelit të lartë.
Duam të jemi një copëz, e vogël që shkëlqen në të gjithë mozaikun e Evropës, sepse herët a vonë, Evropa do jetë fshati i madh i turizmit për të gjithë botën. Sot ne jemi në përpjekjeje për të sjellë investimin më të madh në Europë prej shumë vitesh në turizëm, që kombinuar midis ishullit të Sazanit dhe gadishullit të Zvërnecit, mund të arrij në më shumë se 6 miliardë. Pse po ndodh? Po ndodh, sepse jemi hapur si vend, sepse njerëzit po shikojmë ku janë mundësitë, sepse Shqipëria ka kushtet për të punuar me investuesit e mëdhenj në mënyrë serioze dhe profesionale”, tha ai.
Rama tha se Shqipëria po përjeton një rritje të numrit të turistëve të huaj, duke theksuar se objektivi i vendit është zgjerimi i tregut turistik në të gjithë botën.
“Kemi njerëz mikpritës, ushqim të shijshëm. Brenda një javë mund të përjetosh shumë gjëra dhe jemi shumë të lumtur që shohim kaq shumë turistë spanjollë që mbërrijnë dhe që duan të kthehen. Objektivi ynë është bota sepse po zbulojmë që të gjitha pjesët e botës po marrin pjesë në këtë rritje. Kur nisëm këtë udhëtim numëronin 2 mln turistë, paraardhësi im ishte turist kur u kthye në Shqipëri. Por vitin e kaluar përfunduam me afro 12 mln të huaj, jo vetëm europianë, jo japonezë, izraelitë, kinezë, vizitorë nga Lindja e Mesme. Ne nuk kemi infrastrukturën më të mirë në Europë. Por kemi një aeroport që i kemi lën pas fqinjët tanë për të 5 apo 6 vit. Flasim për aeroportin e Beogradit që ka qenë një aeroport i madh. Së shpejti do të hapim aeroport të ri në Vlorë. Por punojmë për aeroport të 3 në jug ë do jetë sezonal. Ne do të kemi edhe një aeroport për flamingot”, tha ai.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.