ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është kthyer në Tiranë pas vizitës në SHBA, ku u prit në aeroportin e

Ish-kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është rikthyer në Tiranë pas një udhëtimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Atë e presën në aeroportin e Rinasit disa mbështetës, të cilët shfaqën me flamuj të PD-së dhe të SHBA-ve.
Para tyre, Berisha u ndal për një prononcim të shkurtër. Ai e përshkroi udhëtimin si një nga më të rëndësishmit për të.
“Ky është udhëtimi më ripërtëritës i jetës time. Pra, ta quajmë ripërtëritje. Se aty jemi ne”, tha Berisha.
Megjithatë, pamjet nga pritja e tij, të shpërndara prej tij në rrjetin social Facebook, nuk kanë kaluar pa reagime të forta. Qindra komente negative kanë vërshuar nën postimin, me qytetarë të revoltuar ndaj liderit demokrat.
Një prej tyre i ka drejtuar Berishës akuza të tjera. “Kanë kaluar 83 vjet që servilët dhe komunistët s’kanë hequr dorë nga të bërtiturat për diktatorët. Sot edhe këtu në Rinas njësoj si në Korenë e Veriut, pritje për Sali Berishën. Boll se latë nam. Berisha duhej të ishte në shtëpi me kohë e vakt. Se e shkatërroi PD-në. Ka 36 vjet që bërtasin që Berisha mbajti komunistët në pushtet. Shiko kush e shoqëron Balliun, çuni i komunistit, apo Këllici, që humbi dy palë zgjedhje dhe Berisha pa gjë të keqe e caktoi zëvendësin e tij. Bërtisni, bërtisni, por do të ishte e mira që këtë frymë që harxhuat për Salën ta kishit çuar në Vlorë për të mbrojtur tërësinë e vendit”, shkruan qytetari.
Dikush tjetër ka zgjedhur një notë sarkastike. “Ja hodhët, Sala solli çekun e bardhë për tifozët e PD-së! Tani do hani me lugë floriri”, komenton një përdorues.
Komentet tallëse vijojnë dhe me krahasime të tjera. “Kështu nuk u pritën kozmonautët që ishin në Hënë. Paska qenë në hall të madh… Sa gjynah”, shkruan një tjetër qytetar.
Në një koment tjetër, Berisha etiketohet me një fjalë të fortë. “Erdhi virusi i plakur, por akoma s’ju ka dalë infeksioni këtyre myqyryfëve. Këta do vdesin me këtë virus”, shkruan komentuesi.
Ka dhe kritika më të përgjithshme për vazhdimësinë e mbështetjes për figurat e vjetra politike. “Ku ka arritur ky popull? Akoma merren me Berishën, me Ramën, me Mediun. Çfarë fatkeqësie. Ata po na vjellin e plaçkitin çdo ditë, e ne i duartrokasim dhe i përqafojmë”, shprehet një qytetar.
Një tjetër koment është edhe më i ashpër në ton. “Sa mirë që i bëhet këtij populli. Kur i ngrihen lavde halleve të komunizmit”.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.