ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Pas videove intime të publikuara në rrjetet sociale, kompozitori Adrian Hila ka thënë se do të dëshmojë nesër në polici,

Kompozitori Adrian Hila ka deklaruar se do të paraqitet nesër për të dëshmuar në polici lidhur me videot intime të shpërndara në rrjetet sociale. Ai ka bërë me dije se aktualisht nuk ndodhet në Tiranë, prandaj paraqitja është shtyrë për ditën e nesërme.
Hila pretendon se është vetë viktimë në këtë rast. Sipas tij, materialet janë publikuar pa dijeninë e tij dhe janë siguruar përmes hakerimit.
Top Channel raporton se policia ka kontaktuar katër personazhe publike të identifikuara në videot e shpërndara online. Kontaktimi është bërë në kuadër të hetimeve për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Dy prej personave të kontaktuar kanë shprehur gatishmëri për të bashkëpunuar me autoritetet. Ndërsa dy të tjerët janë të tronditur dhe ende nuk kanë mundur të japin dëshmi.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.