ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Gjatë protestës para Ministrisë së Arsimit në Tiranë, disa protestues kanë dalë para kamerave duke treguar disa objekte që pretendojnë

Protesta para Ministrisë së Arsimit në Tiranë ka hyrë në ditën e pestë. Gjatë tubimit ka pasur sërish tensione mes efektivëve dhe demonstruesve.
Disa prej protestuesve janë paraqitur para kamerave me disa objekte në duar. Sipas tyre, bëhet fjalë për plumba gome të hedhur nga policia në momentet e përplasjes.
Pretendimet u artikuluan gjatë transmetimit direkt. Protestuesit thanë se mjetet e shfaqura janë përdorur nga forcat e rendit kur ndërhynë për të shpërndarë turmën.
Nga ana tjetër, Policia ka dhënë një version ndryshe. Burime nga uniformat blu, në një komunikim për gazetaren Dorjana Bezat, sqaruan se nuk janë përdorur plumba gome, por mjete shpërqendruese.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.