ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Gjatë protestës të së martës ka mbetur i lënduar edhe një diplomat i ambasadës të Austrisë në Tiranë. Top Channel

Gjatë protestës të së martës ka mbetur i lënduar edhe një diplomat i ambasadës të Austrisë në Tiranë.
Top Channel raporton se bëhet fjalë për diplomatin Adreas Nagy me detyrë Atashe Policor pranë ambasadës të Austrisë.
Zoti Nagu ishte duke u kthyer nga puna për në shtëpi.
Rreth orës 20:00 ai ishte duke ecur nga Sheshi Skënderbe në drejtim të Rrugës së Durrësit, kur është goditur në kokë nga një prej gurëve të lëshuar nga protestuesit.
Më pas ai ka marrë ndihmën mjekësore.
Kontaktuar ngas Top Channel një zëdhënës i Ministrisë për Europën dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare të Austrisë tha se:
“Konfirmojmë se atasheu i Ministrisë së Brendshme të Austrisë pranë Ambasadës Austriake në Tiranë u plagos dje. Ai kërkoi menjëherë ndihmë mjekësore, mori kujdes shëndetësor të shkëlqyer dhe më pas u largua nga spitali.”
Adreas Nagy e mban detyrën e Atasheut Policor në Tiranë prej Tetorit të vitit 2024.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.