ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Policia e Tiranës ka arrestuar 11 persona, mes tyre edhe dy të mitur, si dhe ka proceduar penalisht në gjendje

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka mbyllur një fazë të re të hetimeve për aktet e dhunës gjatë tubimit të zhvilluar dje në kryeqytet. Bilanci: 11 të arrestuar dhe 7 persona të proceduar penalisht në gjendje të lirë. Mes të ndaluarve ka edhe dy të mitur.
Në pranga kanë rënë në flagrancë nëntë persona: E. P., 29 vjeç, G. K., 24 vjeç, F. B., 19 vjeç, E. B., 23 vjeç, S. D., 52 vjeç, E. B., 27 vjeç, A. D., 23 vjeç, L. Z., 18 vjeç dhe E. B., 20 vjeç. Po ashtu, u ndaluan edhe dy shtetas të mitur. Sipas njoftimit zyrtar, veprimet erdhën “në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale” të shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.
Një hetim i veçantë u përqendrua te sulmi ndaj Komisariatit të Policisë Nr. 3. Specialistët e Hetimit të Krimeve arritën të identifikojnë dhe të ndalojnë shtetasin E. K., 33 vjeç. Ai dyshohet se gjatë tubimit, tri ditë më parë, ka dëmtuar me sende të forta ambientet e këtij komisariati.
Godina u sulmua me lëndë piroteknike, gurë dhe bomba molotov. Zjarri dhe dëmtimet që pasuan lanë të plagosur 10 punonjës policie.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Në dosje janë të përfshira veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Goditjet për shkak të detyrës”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë të rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.