ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Senati francez ka miratuar një projektligj që parashikon përgjegjësi financiare për protestuesit që kanë shkaktuar dëme gjatë demonstratave të dhunshme.

Titulli: “Dhjetë mijë euro gjobë për dhunuesit”- Senati francez miraton paketën ligjore kundër dhunës në protesta
Senati francez dha miratimin për një projektligj që e bën protestuesin përgjegjës me xhepin e vet për dëmet e shkaktuara gjatë demonstratave të dhunshme.
Me 229 vota pro dhe 105 kundër u miratua nisma, e cila po ngre shqetësime për mundësinë e kufizimit të të drejtës së protestës.
Sipas tekstit, personat e gjendur përgjegjës do të thyejnë xhepin për të paguar një shumë deri në 10 mijë euro si çmim për dëmet.
Projektligji parashikon edhe masa shtesë. Bëhet fjalë për mundësinë që personave të lidhur me grupet e dhunës t'u pritet ndihma ekonomike ose përfitimet sociale.
Ministri i Brendshëm, Laurent Nuñez, theksoi se nuk është e drejtë që të gjithë qytetarët të mbulojnë veprat e një pakice që merret me vandalizëm.
Por kundërshtimi vjen nga partitë e majta dhe organizatat e të drejtave të njeriut. Ato paralajmërojnë se masa të tilla hapin rrugë për veprime arbitrare të policisë, të cilat mund të merren pa prova të mjaftueshme ose pa respektuar të drejtat e njerëzve.
Edhe Amnesty International i ka bërë thirrje qeverisë të braktisë këtë nismë, duke aluduar për pasoja të rënda në planin social.
Tani projektligji udhëton drejt Asamblesë Kombëtare, ku do të diskutohet dhe votohet për hapat që mbeten.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.