ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Refat Agolli, 60-vjeçari nga Bulgareci ditën e sotme, ashtu si çdo mëngjes, po çonte qumështin nga fshati i tij drejt

Refat Agolli, 60-vjeçari nga Bulgareci ditën e sotme, ashtu si çdo mëngjes, po çonte qumështin nga fshati i tij drejt qytetit të Korçës me biçikletë.
Dita e sotme ishte hera e fundit për të, pasi një mjet drejtuar nga polici me inicialet D.M e përplasi për vdekje.
Aktualisht, polici ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin rajonal të Korçës.
Janë me dhjetëra banorë të fshatrave Bulgarec, Çiflig e Lumalas që e përdorin aksin nacional për të çuar atë pak qumësht që prodhojnë drejt qytetit të Korçës për ta shitur dhe fituar pak të ardhura, ndërsa jo pak herë ka patur aksidente ku ata janë përfshirë.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.