ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Përshkallëzohet situata e sigurisë përpara parlamentit, ku katër deputetë të opozitës, Besart Xhaferri, Saimir Korreshi, Klevis Balliu dhe Bardh Spahia,

Përshkallëzohet situata e sigurisë përpara parlamentit, ku katër deputetë të opozitës, Besart Xhaferri, Saimir Korreshi, Klevis Balliu dhe Bardh Spahia, kanë lënë sallën e seancave plenare për t’iu bashkuar protestuesve në rrugë.
Prania e deputetëve vjen në një moment mjaft të tensionuar, ndërsa turma e qytetarëve po kërkon me ngulm heqjen e gardhit metalik të vendosur nga forcat e rendit në Rrugën e Elbasanit për të mundësuar marshimin drejt godinës së Kuvendit.
Për të zmbrapsur protestuesit dhe për të shmangur çarjen e perimetrit të sigurisë, Policia e Shtetit ka përdorur përsëri gaz lotsjellës, ndërsa përplasjet mes turmave dhe efektivëve në terren vijojnë.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.